Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar së fundmi se ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka ndërhyrë në mënyrë flagrante në gjykatë nëpërmjet pushtetarëve.
Ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka tre burime informacioni që e vërtetojnë këtë.
Sipas tij diplomatja e SHBA që kur ka ardhur në Shqipëri, ka sulmuar opozitën vazhdimisht.
“Edhe para shpalljes non grata të Berishës. I kam thënë Bashës dil reago kur ambasadorja sulmon. Ai nuk e ka kundërshtuar kurrë, dihen reagimet e tij”, u shpreh deputeti Paloka.





