Eduard Kuçi dhe Dolce u përballën hapur pas deklaratave që kjo e fundit kishte bërë gjatë qëndrimit të saj në “Grande Fratello” në Itali, ku kishte mohuar se ishte në një lidhje. Gjatë diskutimit mes tyre, të dy komentuan deklaratat dhe arsyet që i çuan deri në këtë pikë. Edi ngriti shqetësimin për ndryshimin e sjelljes së Dolces pas rikthimit të saj nga Italia.
“Që kur je kthyer nga Grande Fratello, kam ndjerë një ftohje nga ana jote. Cila është arsyeja?”, e pyeti ai.
Por Dolce reagoi duke ia kthyer me të njëjtën monedhë, duke theksuar se distancimin e kishte vënë re edhe te Edi.
“U ktheva sepse të gjithë më thoshin që kishte qarë për mua. Kur u ktheva, unë nuk e pashë Edin”, u shpreh ajo, duke shtuar se nuk ndjente detyrim t’i jepte llogari askujt për raportin e tyre: “Ajo që kemi pasur ka qenë një njohje”.
Keshtu, praktikisht, pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit dhe Dolces ka marrë fund. Edhe në rrjetet sociale ndryshimet nuk kanë munguar. Deri dje, Edi vazhdonte ta ndiqte Dolcen, por pas ndarjes, situata ka marrë një kthesë të qartë. Familjarët e tij kanë ndërprerë çdo lidhje virtuale me Dolcen, duke e hequr atë nga lista e ndjekësve.





