Qeveria ka zyrtarizuar vendimin për emërimin Afrim Qendros në postin e prefektit të Tiranës. Vendimi për caktimin e Qendros në këtë detyrë u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë socialiste.
Gjithashtu bëhet e ditur se edhe në Elbasan është emëruar një prefekt i ri. Qeveria ka caktuar pedagogen e universitit të këtij qyteti, Majlinda Perriu në këtë post.
V E N D I M PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Spiro Maliqi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
- Znj. Majlinda Perriu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
V E N D I M PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Mersin Murataj, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Afrim Qëndro emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”