Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve kur u pyet për thirrjen e Edi Ramës dëshmitar në procesin “Partizani”, u shpreh se Rama ka një mori firmash në atë dosje. Gjatë deklaratës me gazetarët jashtë SPAK, Berisha tha se Kraja dhe Dumani nuk kanë guxuar që ta thërrasin atë.
“Në qoftë se për Sali Berishën në atë dosje gjithçka është e thurur mbi mashtrimin, falsifikimin, manipulimin e dokumenteve siç ju kam thënë, aty vendime gjykatash sanksionojnë fajësinë e Edi Ramës. Dhe xhelati i sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, Poja i Skapit, Altin Troplini dhe Enkelejda Fetahu, nuk kanë guxuar ta thërrasin qoftë edhe njëherë të vetme Edi Ramën. Edi Rama ka aty një mori firmash në atë dosje vetë. Kurse Sali Berisha nuk ka asnjë firmë në të tërë procesin e njohjes, kthimit dhe parablerjes. Ka një firmë mbi firmën e Edi Ramës, të vetmen firmë.
Po ai ka disa dhe ai është i dënuar nga gjykata, është i dënuar. I ka bërë një dëm shtetit prej 320 mijë eurosh, Edi Rama. Unë uroj që gjykatësit ta thërrasin në sallën e gjyqit, dhe po të kenë guximin ta shpallin të pandehur në sallën e gjyqit, të shpallin atë që meriton. Por mesa duket Lubia po e merr me vete,” tha Berisha.





