Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një imazh të stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër në vitin 2013, dhe një foto sesi duket sot. Teksa thotë se brenda tre viteve u investuan 30 mln dollarë në sport, me shumë se në 25 vite së bashku, Rama shprehet se ka ende për të bërë.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të stadiumit Loro Boriçi në Shkodër më 2013 dhe këtë mëngjes.
Sot, në ditën ndërkombëtare të sportit mund të themi me krenari se brenda tre vjetëve e gjysmë investuam për sportin 30 milionë USD – më shumë se në 25 vitet e fundit të marra së bashku. Por kjo nuk mjafton, pasi Shqipëria që duam ka nevojë për akoma më shumë dhe më shumë do të bëjmë së bashku”, shkruan kryeministri Rama.
Siç është bërë e zakonshme, menjëherë kanë vërshuar komentet e qytetarëve, një pjesë e të cilëve e falënderojnë, një pjesë tjetër dalin duke komentuar në çështje krejt të tjera, ndërsa ka dhe nga ata që nuk ngurrojnë ta ngacmojnë për situatën politike në Shqipëri.
Një prej komentuesve ka shkruar disa vargje për LSI-në, teksa i thotë se “Rama ka frikë se mos ia dredh Meta”.
“Fryn veri moj fryn veri
Fryn veri ne qeveri (2 her)Esht ne zi moj esht ne zi
edi rama esht ne zi
Sec ka frik moj sec ka frik
ka frik mos ja dredh iliri (1her)iliri moj iliri
iliri me LSI
vendimtar moj vendimtar
vendimtar ne shqiperika 8 vjet moj ka 8 vjet
ka 8 vjet ne qeveri
si me ed moj si me ed
si me ed dhe me sali…ska me bukur sesa kur cohesh i frymezuar per sport edhe kenge apo jo edo…te pershendes ;)”, shkruan komentuesi.
Në replikën e tij, Rama i përgjigjet:
“Kushedi si e ka muziken kjo kënga Arlindo”, shoqëruar me një fytyrë emoji të qeshur.
Një prej tyre i thotë se:
“Kush të përgëzon për këtë stadium nuk ka qen naiher mren! Stadium di edhe pikon nga lart kur bie shi!”.
Sakaq ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama, me nota humori.
“Hahahahahaha, e para shiu nuk pikon ndonjëherë nga poshtë se nga lart pikon gjithnjë dhe e dyta stadiumi është i hapur nuk është i mbyllur, kështu qe po ra shiu do pikoje, po ne fakt ti ke te drejte, ishte me mire ashtu si ishte, kur pikonin edhe gozhdët nga poshtë neper karrige përveç shiut nga lart”, përgjigjet kryeministri.
Një tjetër komentues i shkruan kreut të qeverisë se nëse Berisha do të sëmuret një ditë, do të jetë faji i Ramës. Ai ia kthen me këtë përgjigje:
“Jo jo, mos e ki atë merak, se zemra nuk i sëmuret kujt nuk i vret sytë shëmtia”.





