9 tetor 2014– Kryesministri, Edi Rama, ishte i pranishëm në inaugurimin e stadiumit "Elbasan Arena" në Elbasan. Ai ka gjuajtur edhe një penallti, ku portier ishte gardiani Berisha.
Portieri i kombëtares bëri me hile pasi u hodh para kohe dhe pësoi gol. Në të vërtetë Rama në twiter ka bërë edhe ironi lidhur me golin ndaj Berishës duke u shprehur: “Goli im dje ne #ElbasanArena pas nje presioni mafioz qe segmentet e krimit te lidhur me qeverine i bene Berishes:-) “.





