Socialistët mbledhin Asamblenë Kombëtare këtë fundjavë.
Të dielën në orën 10:30, do ta gjejë të mbledhur këtë Asamble në Tiranë.
Mësohet se në fokus do të jenë zgjedhjet e nisura në bazën socialiste.
Në fjalën e kryesocialistit Edi Rama, pritet të jenë edhe çështje të tjera përveç atyre partiake, për të cilat është thirrur kjo asamble.
Mesazhi sekretarit të përgjithshëm të PS, Blendi Klosi:
Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!
Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.
Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara!
Sekretari i Përgjithshëm i PS