Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në forumin “Global Gateway”, mbi sfidat aktuale të Europës dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kryeministri është takuar edhe me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerim dhe Fqinjësinë, Oliver Varhely.
Forumi “Global Gateway” i cili do të zhvillohet sot dhe nesër nga Bashkimi Evropian, është një përpjekje e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për t’u përballur me Nismën e Kinës “Brez dhe Rrugë” për të ndërtuar infrastrukturë në të gjithë globin.