29 dhjetor 2014 – Nesër më 30 dhjetor 2014, Kryeministri i Italisë Renzi do vizitojë Shqipërinë dhe ndër të tjera do ketë bisedime kokë më kokë, me homologun e tij Ramën.
Shpura e Kryeministrit Rama, që merret me kryerjen e “kirurgjisë estetike” të imazhit kryeministror ia ka dalë ta bëjë Ed Ramën personazh spektakli në televizionet italiane. Për të qenë më të saktë bëhet fjalë për një televizion të dorës së dytë si LA7.
Rama do t’i japë nesër “sihariqin” Kryeministrit Renzi për një intervistë të pritshme të Ramës sonë në TV7 në emisionin ‘ Sulmet Barbare” (Le Invasioni Barbariche). Ky emision realizohet nën kujdesin e gazetares relativisht të njohur italiane Daria Bignardi.
Rama në emision do të jetë bashkë me emra të tillë të famshëm si: Dino Zof, portieri veteran i kombëtares italiane në vitet 70-80, Dario Argento etj.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





