4 maj 2015 – Kryeministri i vendit Edi Rama nuk do ta kryejë testin e drogës. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata e Lartë, pas dy kërkesave të kreut të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, ndaj Ramës.

Deputeti demokrat Paloka kishte kërkuar më herët që lideri i qeverisë, të bënte testin e drogës me qëllim që rezultati të merrej si provë në gjyq, dhe gjithashtu t’i sekuestroheshin tabulatet telefonike.

Përmes zbardhjes së bisedave telefonike, Paloka kërkonte të zbulonte lidhjet e Ramës me botën e krimit, e konkretisht me Emiljano Shullazin, person me precedentë kriminalë.

Por, Gjykata e rrëzoi kërkesën e demokratit.

 /S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/