Në takimin e tij me gratë e Lezhës, kryeministri Edi Rama, foli sot për arsyet se pse shqiptarët duhet të votojnë për PS-në në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Rama tha se vetëm me PS dhe me atë si kryeministër, Shqipëria mund të bëhet vend anëtar i BE-së. 

“Nëse nuk është PS dhe unë nëse nuk jam unë në këtë detyrë deri kur të mbyllim këtë proces Shqipëria nuk shkon në BE me askënd tjetër për një kohë që mund të jetë shumë më e gjatë se ça mund të mendojmë ne sot”, tha kryeministri.

Edi Rama: Populli duhet të marrë një vendim për të mbyllur negociatat. Këntea dhe moçalet janë një mundësi zgjedhje ne 11 maj, këtë duhet të ndajnë njerëzit.

Disa do ju thonë ça lidhje ka kjo, Shqipëria do shkojë në BE si me Ramën dhe pa Ramën. Nëse nuk është PS dhe unë nëse nuk jam unë në këtë detyrë deri kur të mbyllim këtë proces Shqipëria nuk shkon në BE me askënd tjetër për një kohë që mund të jetë shumë më e gjatë se ça mund të mendojmë ne sot.
Unë e di mirë historinë dhe unë përpiqem të mësoj gjithmonë nga historia.