Me rastin e 7 marsit kryeministri Edi Rama ka vizituar qytetin e Korçës. Atë e shohim tek monumenti ABC tek Mësonjëtorja e Parë Shqipe, ku ka pozuar me pushkë në dorë dhe me një burrë me kostum popullor, si për të thënë që do ta ruajmë me çdo kusht gjuhën shqipe.
Fotoja vjen në të njëjtën ditë kur në Maqedoni disa huliganë sulmuan dhe tentuan të djegin muzeun e alfabetit shqip në Manastir, pikërisht në 7 mars, ditën e festës së mësuesve.





