Tiranë, 25 korrik 2014 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një fotografi me djalin e tij i cili erdhi në jetë ditën e sotme. Nën diçiturën “Foto e ditës”, Rama shfaqet me djalin e tij të porsalindur në krahë.

Djali i dytë i Ramës, u pagëzua me emrin Zaho.

Ardhjen e tij në jetë dhe emrin që dy prindërit kishin zgjedhur për fëmijën e tyre Edi Rama i prezantoi vetë më herët gjatë ditës me një postim në Twitter. Postimin kryeministri shqiptar e shoqëroi edhe me një foto ku dukej dora e bebes të sapo ardhur në jetë. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/