Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, këtë herë me ftesë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Takimi u fokusua në diskutimin e projekteve të përbashkëta gjatë Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke nxjerrë në pah bashkëpunimin strategjik midis Shqipërisë dhe Emirateve në fusha si energjia, investimet dhe zhvillimi i qëndrueshëm.





