7 shkurt 2015 – Një delegacion i zgjeruar i Rajonit të Abrucos (Abruzzo) të Italisë po viziton këtë fund javë Shqipërinë. Në delegacion marrin pjesë Kryetari i Rajonit të Abrucos Luciano D’Alfonso, Kryetari i Bashkisë së Peskarës Marco Alessandrini, Kryetari i Këshillit Bashkaik të Peskarës Antonio Blasioli si edhe at Pino Piva prift jezuit në kishën e Peskarës. Delegacioni krahas takimit me Ambasadorin italian Gajani pati një takim edhe me Kryeministrin Edi Rama. Nga burime italiane mësojmë që në takim u diskutuan disa çështje.
Së pari: Meqenëse Kroacia ka filluaer cpimet për kërkim nafte e gazi në det mu përballë Peskarës u diskutua edhe kryerja e të tilla çmimeve nga Italia.
Së dyti: Për shkak se linja e trageteve me kosto të ulët SNAV konkludoi të mos vendosë tragete në destinacionin Peskara-Kroaci, u diskutua me Kryeministrin Rama mundësia e vendosjes së një linje tragetesh apo edhe anijesh transporti tip RO-RO në aksin Durrës-Peskara.
Së treti: Aeroporti D’Abruzzo rrezikon të mbyllet, nëse deri në vitin 2016 nuk arrin objektivin e pasjes së një milion pasagjerëve në vit. Kompania ajrore me kosto të ulët Ryan Air ka vendosur të ndërpresë fluturimet nga ky aeroport për në Sardenjë, Holandë dhe Norvegji, kështu që për t’i ardhur në ndihmë Aeroportit të Abrucos, u diskutua edhe mundësia e vendosjes së një linje ajrore nga ky aeroport për në Rinas, pak a shumë si linja, që tashmë operon nga Rinasi për në Brindizi dhe Bari. Madje mundet, që Rinasi për herë të parë të shërbejë edhe si aeroport tranzit në linjën Abruco-Rinas-Stamboll. Së katërti: U diskutua edhe për mbledhjen e rradhës së Iniciativës së Eurorajonit Adriatik-Jonik, që do të mbahet në 27 mars në Peskara. Pikërisht në hapjen e punimeve të kësaj mbledhej do të marrë pjesë edhe Kryeministri Rama. Mikpritësit abrucezë me këtë rast do ti japin kryeministrit Rama titullin Qytetar Nderi i Peskarës.
Kjo qytetari nderi na kujton vitin e largët 1992, kur një qytezë e humbur në jug të Italisë i dha Presidentit të atëhershëm Berisha titullin "Qytetar Nderi".
Pas 23 vjetësh, historia përsëritet kësaj here me personazh Kryeministrin Rama. Fatmirësisht, kësaj here emri i qytetit nuk do të harrohet kollaj si në rastin qytetarisë së nderit të Berishës, sepse kemi të bëjmë me një qytet me emër, që tingëllon në mënyrë të veçantë në shqip d.m.th. që zor se harrohet lehtë.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





