Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e zëvendësministres së Mjedisit Diana Bejko
17 dhjetor 2014 – Zëvendësministrja figuronte debitore për shtëpinë e dytë në Velipojë. Burime brenda kryeministrisë thonë se shuma e debisë ishte modeste, por kjo nuk e ka ndaluar Ramën të kërkojë largimin e saj te menjëhershëm nga qeveria.
Mësohet se në kryeministri është ngritur një ekip i posaçëm që ndjek në kohë reale, verifikimin e hollësishëm që Osshe po i bën me urdhër të kryeministrit çdo libreze të punonjësve të shtetit. Diana Bejko erdhi në detyrën e zv.ministres pasi u rreshtua me PS-në, në listën e deputetëve te Shkodrës si prurje e shoqërisë civile.





