DANIMARKE, 8 maj 2013– Kryetari i opozitës, Edi Rama njoftoi sot në mesditë përmes rrjetit social Twitter, vijimësinë e vizitës së tij në Danimarkë.
Rama e ka vlerësuar si të shkëlqyer takimin me kryeministren daneze.
“Takim i shkëlqyer me kryeministren daneze për Shqipërinë Europiane dhe jetësimin e programit të Rilindjes pas 23 qershorit,” -shkruan Rama.
Rama ka zhvilluar një takim me kryeministren daneze, të cilën e ka njohur me programin dhe ambicien socialiste për Rilindje.





