TIRANË, 4 korrik 2013 – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po zhvillon në këto momente një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Takimi po mbahet në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme rreth orës 18:00. 

Ky është takimi i parë mes Ramës dhe kryeprokurorit, pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërkohë që PS gjatë qeverisjes së demokratëve ka kritikuar dhe shprehur shqetësimin për situatën e kriminalitetit në vend. 

Në përfundim të takimit, kryesocialisti Rama nuk ka pranuar të ndalet përpara mediave, por preferoi ta komentojë takimin përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

Duke e cilësuar si një takim pozitiv, Rama thekson se në fokus të bisedës me presidentin Nishani ka qenë bashkëpunimi institucional dhe tranzicioni i pushtetit pa probleme.