Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën për zgjedhjet lokale.
Ai është ndalur te kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, për të cilin tha se është kurioz ta shohë si do drejtojë kryeqytetin një arkitekt.
“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, shkruan Rama në “Twitter”.





