Kryeministri anashkalon çdo privilegj që ia jep ligji, nga rezidenca qeveritare për banim deri te punonjësit e shërbimit.

7 dhjetor 2013 – Të gjithë ata që kanë lexuar librin “Kurban” të shkruar dy vite më parë nga Kryeministri aktual Edi Rama, me siguri që kanë memorizuar disa detaje pikante që kanë të bëjnë me jetën e tij private, si dhe me banesën e tij. Ja si shkruan Rama: “Jetoj me Lindën në një kat të lartë të Tiranës, 75 metra katrorë, e marrë me qira qysh se u martuam. Librat disagjuhësh me skeletin gri të bibliotekës ndajnë në vend të murit ndenjjen nga gjumi dhe kravatat janë varur anash krevatit….” Me këtë përshkrim , Rama na lë të kuptojmë se hapësira e ndarë në dy ambiente nga një dollap librash është mjaft e vogël, duke pasur parasysh se banuesi është një individ që ka marrë disa përgjegjësi të mëdha dhe minimumi i duhet një studio pune. Gjithsesi, ju mund të mendoni se kjo është një histori që i përket të kaluarës, kohë kur Rama nuk ishte ende Kryeministër dhe ky mund të ishte një sistemim provizor. Ndërsa sotm si kryeministër ai mund të ketë gjithë komoditetin normal që ka dikush në pozicionin e tij, duke i mundësuar vetes dhe familjes të gjitha kushtet që nuk janë luks, por nevojë. Por jo, fotot e realizuara nga papaparaci ynë vetëm pak ditë më parë, ku shihet Rama duke dalë nga shtëpia në mëngjes për të shkuar në punë, dëshmojnë se ai vijon të jetojë në ata 75 metrat katrorë të ndara me…

/ panorama plus /