DURRËS, 24 maj 2013– Durrësi hap dyert për 160 fëmijë konkurentë nga të gjitha trevat shqipfolëse, të cilët do të marrin pjesë në edicionin e XVIII të Olimpiadës së Matematikës.

Në qytetin e Durrësit nga data 24-26 maj 2013 do të zhvillohet Olimpiada e 18 mbarëshqiptare e Matematikës për klasat e 7, 8 dhe të 9. Talentet e trevave shqiptare  nga Serbia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria do të evidentojnë talentin e tyre në këtë olimpiadë tëXVIII.

Kjo veprimtari në Durrës po realizohet me mbështetjen e Bashkisë, Drejtoria Arsimore, Qendra Kkulturore e Fëmijëve Durrës dhe komisionit organizator. Sipas përfaqësuesit të DAR-it, Gani Meçjanë 17 Olimpiadat e zhvilluara deri më tani me nxënësit pjesëmarrës të qytetit të Durrësit kanë  qenë shumë cilësorë dhe një pjesë e mirë e talenteve të evidentuar nga olimpiada janë në shërbim të Kombit shqiptar duke bërë emër dhe në botë.

Sipas tij komisioni Qendror i Organizimit të Olimpiadës Mbarë Shqiptare të  Matematikës  ka 18 vjet që zhvillon këtë aktivitet në trevat shqiptare, edhe në kohën kur kufijtë na ndanin me tela me gjemba. Ai shprehet duke thënë se atë që nuk e bënin dot shtetet e kemi bërë ne me Olimpiadën,  pra  Matematika ka 18 vjet që i ka bashkuar shqiptarët ndërmjet tyre.

Falë mbështetjes së  Drejtorive Arsimore, financimit të pushteteve vendore kjo olimpiadë ka mbijetuar dhe është zhvilluar me sukses pothuajse në të gjitha trevat shqiptare si në: Tetovë (1995, 1999, 2004), Gostivar (1996), Kërçovë (1997), Dibër (e Madhe) (1998), Durrës (2000), Strugë (2002 dhe 2007), Vlorë (2003), Gjilan (2005), Pogradec (2006), Shkodër (2009), Elbasan (2009), Gostivar (2010) , Preshevë (2011) dhe Vlorë (2012).

Ata kanë pasur si qëllim evidentimin dhe nxitjen e talenteve në fushën e matematikës të të gjithë shqiptarëve, përcaktimin e shkencëtarëve të ardhshëm shqiptarë, krijimjin e lidhjeve ndërmjet fëmijëve të trevave të ndryshme, nxitjen e marrëdhënieve të kërkimit shkencor mbarëshqiptar, nxitjen e punës së mësuesve me qëllim të përdorimit të metodave dhe formave bashkëkohore të mësimdhënies, ngritjen në një nivel më të lartë të punës me talentet, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet mësuesve të matematikës dhe të shkohet drejt unifikimit mbarëshqiptar shkencor të matematikës.

Në olimpiadë do të konkurojnë 160 nxënës. Duke filluar që nesër me datë 25 pjesëmarrësit në këtë event do të grumbullohen rreth orës 8.30 përpara bashkisë, më pas në orën 9.45 ata do të kalojnë në mjediset eKolegjit “Turgut Ozal “. Pas përshëndetjes së institucioneve të cilët ndihmuan në realizimin e kësaj olimpiade, në orën 10.00 fillon zhvillimi i olimpiadës. Në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit në olimpiadë do të vizitojnë bukuritë e qytetit bregdetar të Durrësit. Ditën e diel në datë 26 .05.2013 në orën 10.00 do të zhvillohet ceremonia e shpalljes së rezultateve dhe prezantimi i mundësive turistike në Durrës, në ambientet e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”