18 dhjetor 2014 – Karabinieria e Padovës arrestoi tre hajdutë serialë nga Shqipëria. Të arrestuarit janë: Edison Lika lindur në 16 dhjetor 1993, Blerim Lleshi lindur në 25 mars 1989 dhe Halil Miftari lindur në 20 dhjetor 1990. Kjo bandë ishte shndërruar në tmerrin e Padovës dhe rrethinave duke arritur të vjedhin edhe 10-15 shtëpi në një natë. Të tre hajdutët u arrestuan në një pension luksoz afër qytetit të Bolzanos. Në oborrin e hotelit, ku u arrestuan tre hajdutët, u gjetën të varrosura në tokë rreth gjysëm kg arturina ku kishte varëse, byzylykë, orë floriri, por edhe unaza martese me inicialet e të zotërve të unazave.
Vlera e floririt dhe orëve të markave të shtrenjta shkon mbi 50 000 euro. Tre hajdutët pas arrestimit u dërguan në Burgun e Bolxanos (Bolzano), ku Edisoni u përpoq të arratisej duke u hedhur nga dritarja e katit të dytë, por u kap brenda oborrit të ndërtesës.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





