Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi tha se kishte informacione të sigurta se kryetarit aktual të selisë blu i është refuzuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se nuk e kalon dot oqeanin.

E ftuar në “Zonë e lirë”, Harxhi tha se ky informacion është shumë i sigurtë, pavarësisht se vetë kryedemokrati nuk e ka pranuar asnjëherë. Madje Harxhi shtoi se habitet pse kanë shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha “non grata” e jo Bashën.

“Po, po, është e vërtetë. E kam informacion të sigurtë. Ju e keni parë dhe vetë. Nuk ju ka ardhur habi që ai nuk po shkon më në Washington, nuk e keni pyetur veten? Sepse i është refuzuar viza. madje habitem pse s’ka ndodhur e kudërta, pse s’e kanë shpallur non-grata. Nuk do të ccuditesah nëse kjo gje do të ndodhte,”– tha Harxhi.