Itali, 1 prill 2014 – Ka lënë spitalin për t’u transferuar në burg, 37 vjeçarja Edlira Dobrushi, e cila më 9 mars vrau me thikë tre vajzat e saj të mitura. 37 vjeçarja shqiptare qëndronte në spitalin e Lecco-s, që nga dita kur u konsumua tragjedia. Ajo është dërguar në burgun e Komos në pritje të nisjes së procesit gjyqësor ndaj saj. Edlira Dobrushi Copa akuzohet për vrasje të trefishtë. Ajo vrau në apartamentin, ku jetonte bashkë me 3 vajzat, Simonën 13 vjeçe, Keisin 10 dhe Sidnin 3 vjeçe. Transferimi i saj drejt burgut të Komos u bë mëngjesin e sotëm. Ditë më parë avokati i saj mbrojtës pati deklaruar se Edlira ka nisur të kujtojë, por ende nuk dihet saktësisht sesa është e përgjegjshme 37 vjeçarja për vrasjen monstruoze që kreu. Disa orë pas vrasjes, ajo pohoi se i kishte vrarë vetë vajzat e saj, në mënyrë që ato të mos ktheheshin në prostituta.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/