31 janar 2015 – Gjykata Mbretërore e Bristolit dënoi Ermir Bashalliun, 34 vjec me 5 muaj burg për pastrim të produktevetë krimit. Policia angleze, më 30 dhjetor 2014 e ndaloi makinën e Bashalliut në rrugë dhe gjatë kontrollit zbuloi në një kuti këpucësh të markës Prada, të mbushur me 80 000 stërlina të prerjeve të ndryshme.
Bashalliu kishte vesin e bixhozit, prandaj për të rikuperuar paratë e humbura në kumar kishte pranuar të transportonte kutinë me stërlina për një pagesë vetëm 300 paundësh. Pikërisht për 300 stërlina, tashmë Ermiri duhet të vuajë 5 muaj burg. Ai, pas daljes nga burgu rrezikon edhe dëbimin nga Anglia për në Shqipëri.





