DURRËS, 28 nëntor 2014– Gjykata e Novarrës në Itali dënoi 22 vjeçarin Edmir Gjergji me 10 vjet burg për tentativë vrasje. Edmiri ishte paguar nga një italiane, që t’i jepte një mësim të mirë burrit të saj tunizian. Italiania, tashmë është dënuar me tetë vite burg (edhe në apel) për pjesëmarrje në tentativë vrasje. Ngjarja ndodhi në 22 nëntor 2012, kur Edmiri e goditi në trup e në kokë me çekiç tunizianin në shtëpinë e vet, në qytezën e Ceranos afër Novarrës.
Pas krimit, Gjergji u arratis në Shqipëri. Ai u kap nga policia shqiptare, sepse për shkak të një aksidenti të rëndë automobilistik u shtrua në spital, ku dhe u zbulua identiteti i vërtetë i tij. Tashmë i ekstraduar në Itali dhe në arrest shtëpie, në banesën e së motrës në qytetin e Kuneos (Cuneo), Eduardit i duhet të bëjë 10 vjet burg.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





