Ish-ministri Edmond Haxhinasto ka lënë pak momente më parë ambientet e SPAK-ut, ku u mor në pyetje për rreth 4 orë nga prokurorët.

Pas daljes nga ambientet e Strukturës së Posaçme Anyikorrupsion, Haxhinasto ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

Para gazetarëve, ish-ministri ka deklaruar se është thirrur për disa çështje.

“U pyeta si dëshmitar për disa çështje. Deponimet e mia i kam dhënë aty ku duhet”, tha shkurt Haxhinasto.

Nuk dihet saktësisht se për çfarë çështjesh është pyetur Edmond Haxhinasto, por kujtojmë që emri i tij ka dalë në dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.