I ftuar në emisionin “Opinion”, për të diskutuar rreth temës mbi besnikërinë dhe tundimin e marrëdhënieve në çift, profesori dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupe, tha se shqiptarët mashtrojnë edhe gjatë seksit.
“Po rrëshqite njëherë do rrëshkasësh përherë. Është e pamundur të matësh mendimet e shqiptarëve gjatë seksit sepse të gjithë mashtrojnë edhe gjatë seksit. Askush nuk thotë se çfarë mendon në të vërtetë”.
Si pjesë e panelit ishte edhe Albatros Rexhaj, i cili tha se personat që janë të dashuruar nuk tundohen, por gjithsesi imagjinata e tyre nuk mund të bllokohet.
Nga ana tjetër Pastori Ylli Doçi tha se: “ Ne nuk mund t’i ndalojmë zogjtë të fluturojnë, po duhet t’i lëmë të ulen në kokën tonë. Ulje quaj kur partneri vazhdon diçka e cila do të dëmtonte një marrëdhënie”.





