Edhe Eduart Ndocaj ka bërë urimin e tij në rrjetin social Facebook, për Ditën e Verës. Ai e konsideron këtë festë si ditën e dashurisë për njëri-tjetrin.
“Dita e Verës si dita e dashurisë për njëri tjetrin: Gëzuar!!!
Të dashur miq gëzuar Ditës së Verës, festës popullore më të lashtë që festojnë shqiptarët . Gëzojnë këtë festë si ditën e ripërteritjes, lulëzimit të natyrës pas daljes nga dimri dhe ngricat e tij por shpres për kohë më të mira për shqiptarët . Duke iu uruar mbarë shqiptarëve gëzuar këtë festë, le të shpresojmë që këtë pranverë do të lemë menjë anë edhe inatet dhe urrejtjet që ka krijuar kjo politikë 25-vjeçare duke ju futur në konflikte duke krijuar vuajtje dhe papunësi. Le të urojmë njëri-tjetrin gëzuar paqe dhe harmoni për shqiptarët . E.N.”, e mbyll urimin e tij deputeti "Kaubojs".