Deputeti “Kaubojs” ka publikuar një foto të kafenesë së Kuvendit në “Facebook”, ku shkruan: “Kafja e Parlamentit është bërë si Asembleja e Athinës Antike: thashetheme, përqafime, reflektike, debate, duhan, dashuri, urrejtje. Reflektim i realitetit!”
Foto është bërë gjatë kohës kur deputetët e opozitës braktisën seancën parlamentare, për të pritur votimet për mandatin e deputetit Koço Kokëdhima, për ta çuar në Kushtetuese.