7shtator 2015 – Biznesmeni Eduard Ndocaj nga Lezha do të jetë pasardhës i deputetit të përjashtuar Arben Prenga dhe atij që dha dorëheqjen, Arben Ndoka. “Jam i pari deputet që pas 100 vitesh vij e përfaqësoj zërin e emigrantëve. Kam ikur 14 vjeç nga Shqipëria drejt Europës e sot pas shumë vitesh rikthehem për t’u ulur në Parlament. Do të jem një zë i fuqishëm për ta. Do të loboj për votën e emigrantëve. Respektimi i ligjit dhe i rregullores së Parlamentit do të jenë një prioritet për mua”, u shpreh Ndocaj.
Gjatë kohës së fushatës, kur kandidonte për PS-në, Ndocaj ka pasur disa përplasje me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Ai e ka akuzuar Ramën si bukëshkalë, ndërsa për Metën ka thënë se partia e tij, ka financuar para të pista gjatë fushatës në Lezhë. Balkanëeb raporton se, ish-¬kandidati i PS¬së për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit, Eduart Ndocaj, ka botuar disa foto te shkrepura gjatë një dreke me kryeministrin Rama, ministra të kabinetit dhe deputetë të PS-¬së, gjatë një vizite në Milano, në Itali, për të cilën thotë se kjo drekë i ka kushtuar atij dhe vëllezërve u ka kushtuar 8 mijë euro.
/portali DurresLajm/