29 nëntor 2015 – Deputeti "Kaubojs” ka kërkuar sot largimin e Prefektit të Qarkut Lezhë, për shkak se ai nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 103-vjetorit të Pavarësisë. Eduard Ndocaj kërkon që Altin Jaku të dorëhiqet përpara se ndaj tij të merren pasa disiplinore.

“ Te largohet Prefekti i Lezhes Eshte e turpshme qe sot, perfaqesuesit e institucioneve shqiptare nuk njohin e respektojne Kushtetuten e Shqiperise. Sot, Prefekti Altin Jaku mungoi ne ceremonine e ngritjes e nderimit te flamurit. Me kete akt ai ka kryer keto veprime: Mos respektim te Kushtetutes dhe Festave Kombetare Mos njohje e Historise. Mos vleresim te aktit te Pavaresise Mos nderim para flamurit Kombetar. Politizim te festes Kombetare. Ne cdo vend vend te Botes nje perfaqesues i tille duhet te jap doreheqjen para se te merret mase disiplinore. Kritikoj edhe deputetet e tjere te Qarkut Lezhe qe s’ kane marre pjese sot ne festimet e Dites se Flamurit. Dita e Flamurit eshte feste e rendesishme kombetare e jo politike”, shkruan Ndocaj.

/portali DurresLajm/