Rivali i Bashes ne garen per kreun e PD-se, Eduard Selami, pak para nisjes zyrtare te procesit te votimit, mes te cilit demokratet do te zgjedhin ate qe do i drejtoje per 4 vitet e ardhshme u eshte drejtuar anetaresise me nje thirrje te forte.

Me nje postim ne faqen e tij ne FB, Selami u ben thirrje demokrateve se “Tani duhet votuar per te ringjallur shpresen per demokratet, per te djathten e bashkuar dhe per te gjithe shqiptaret”.

Postimi i Selamit

Te dashur demokrate,

Keto jane oret e ndryshimit te madh qe kemi kohe qe e presim, ky eshte shansi historik per t’ia rikthyer edhe nje here PD-ne demokrateve.

Ky eshte momenti per te vendosur gjithsecili me voten e tij/saj, me te miren qe meriton familja e vlerave te lirise dhe demokracise. Tani duhet votuar per te ringjallur shpresen per demokratet, per te djathten e bashkuar dhe per te gjithe shqiptaret.

Ne keto ore eshte e rendesishme te marrim pjese masivisht ne votim dhe se bashku me voten e lire te zgjedhim jo thjesht kryetarin, por modelin e ri te lidershipit bashkekohor.