Ish-deputeti Eduart Ndocaj i ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ ka rrëfyer se përse janë prishur marrëdhëniet e tij me ish-kryetarin e LSI-së dhe presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.
Ndocaj është shprehur se janë prishur që në momentin e parë që janë njohur.
Eduart Ndocaj: Nuk ndanim të njëjtat mendime që ditën që jemi njohur.
Dajana Shabani: Pse? Si është mendimi juaj dhe si është mendimi i tij?
Eduart Ndocaj: Mendimi im është që qytetarët duhet të jetojnë dhe jo të dhunohen, ndërsa ai i dhunon. Qyetarët kanë nevojë për punë, ndërsa ai nuk iu jep punë.





