Durrës, 07 Mars 2015 –Sipas njoftimeve paraprake Gjykata Durrës ka firmosur dy urdhra arresti. Kësaj rradhe dy të arrestuarit janë dy VIP-a durrsakë.
Behet fjalë për ing. Eduart Ndreun një nga drejtorët më jetë gjatë (krahas të ndjerit Feruz Mataj) të Portit të Durrësit. Ndreu ishte për më shumë se 7 vjet drejtor i Portit të Durrësit të quajtur Autoriteti Portual Durrës.
Sipas njoftimeve, që filtrojnë nga organet e drejtësisë, akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së shtetasve në tendera. Bashkë me z. Ndreu është arrestuar edhe Mehmet Borshi, ish-drejtori inxhinjerik në APD. Arrestimi vjen pas një hetimi të gjatë nga organi i prokurorisë të një kallëzimi penal të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Nuk dihet nëse arrestimi është bërë edhe për shkak të kallzimit penal të firmës REAR SHPK të bërë kohë më parë kundra zotërinjve në fjalë.
Po ashtu mbetet i paqartë roli dhe fati i z. Agron Cope ish-drejtor i drejtorisë operacionale në APD (Autoriteti Portual Durrës).
/Gj.Th. Agjencia e Lajemeve “DYRRAH”/





