25nentor 2015 – Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami, një nga pjesëmarrësit aktivë të lëvizjes studentore 25 vjet më parë, kritikoi ashpër udhëheqjen e partisë së tij. Në një intervistë në studion e Zërit të Amerikës, deputeti tha se udhëheqja e opozitës së sotme nuk ngjall shpresë dhe besim.
“Udhëheqja e re e Partisë Demokratike, më ka zhgënjyer mua dhe pjesën më të madhe të partisë që duan ta shikojnë edhe një herë PD-në si parti e shpresës për shqiptarët,” u shpreh Selami.
“Ne kishim një shpresë që përballë kësaj qeverisjeje të keqe Rama-Meta, nga më të këqijat që ka pasur vendi, të dilnim me një drejtim tjetër dhe kjo nuk po arrihet”, theksoi ai.
/portali DurresLajm/