Një vajzë 3-vjeçare ka ngrirë për vdekje në çerdhen e saj pasi edukatoret e harruan jashtë.
Zakhra Rzayeva u gjet e vdekur në sheshin e lojrave të çerdhes në Moskë, e mbuluar nga dëbora, pasi temperaturat jashtë ishin -5 gradë celcius.
Mësuesit e gjetën Zakhra rreth dy orë pasi ajo kishte dalë jashtë për kohën e lojës. Pavarësisht përpjekjeve te shërbimeve emergjente, nuk ishte e mundur ringjallja e 3 vjeçares.
Burime në çerdhe thane se fëmija ishte gjetur i shtrirë në dëborë dhe stafi mjeksor kishte tentuar pa sukses për ta ringjallur atë.
Një hetim i madh është nisur për vdekjen tragjike të vajzës, teksa mësuesit dhe stafi po merren në pyetje.