Si çdo medikament tjetër edhe pilulat kontraceptive kanë efektet e tyre anësore. Pas vëzhgimeve të shumta, studiuesit kanë arritur në këto përfundime:

Aknet zhduken si me magji

Disa njerëz kanë akne hormonale, kështu që një cikël i rregullt dhe një dozë më e qëndrueshme e hormoneve u vjen në ndihmë për të stabilizuar dhe zhdukur aknet. Por duhet të dini se çregullimet mund të përkeqësohen para se të përmirësohen, kështu që është mirë të prisni deri në gjashtë muaj para se të gjykoni nëse pilulat kontraceptive jua kanë përmirësuar lëkurën ose jo.

Shtoni në peshë

Trupi i disa grave reagon negativisht ndaj kontraceptivëve duke marrë kile të përkohshme. Fajtor për këtë është hormoni estrogjen, i pranishëm me shumicë te pilulat.

Luhatje humori

Për çdo herë që fusni hormone të jashtme në trup mund të keni ndryshime të gjendjes suaj emocionale. Specialistët shprehen se në rastin kur ndjeheni pa motiv për të jetuar, ju vjen për të qarë apo s’keni dëshirën më të vogël për t’u ngritur nga shtrati duhet të takoni mjekun gjinekolog para se të vazhdoni me përdorimin e kontraceptivëve.

Periodat bëhen më pak të dhimbshme

Konsultohuni me specialistë në mënyrë që pilulat t’ju vijnë në ndihmë për të lehtësuar dhimbjen menstruale. Gratë që vuajnë nga dysmenorrhea, periudhë kjo dhimbjeje kanë mundësinë që përmes kontraceptivëve periodat të mos u zgjasin aq shumë dhe të jenë më pak të dhimbshme.

Keni gjithnjë e më pak kiste në vezore

Luhatjet hormonale kontribuojnë në krijimin e kisteve, ndaj duke marrë kontraceptivë do ta normalizoni dhe parandaloni situatën. Kështu duke shmangur kistet ju ulni ndjeshëm rrezikun e një kanceri të mundshëm. Studimet kanë treguar se gratë që ushqejnë fëmijën me gji dhe marrin pilula janë më pak të prirura ndaj kancerit ovarian.

Gjoksi s’është më i njëjti

Estrogjeni dhe progesteroni i kontraceptivëve shkakton ndryshime të mëdha në gjoks. Krahas zmadhimit, gjoksi bëhet dhe shumë më i ndjeshëm ndaj prekjeve ose lëndimeve.

Rreziku për probleme me gjakun rritet

Veçanërisht nëse jeni duhanpirëse të rregullta apo dikush në famijen tuaj ka patur një eksperiencë të ngjashme duhet të bëni kujdes nga goditjet që shkaktojnë pilulat kontraceptive. Në rast se ndjeni enjtje të këmbëve, marrje fryme, dhimbje në gjoks, krah ose qafë, mpirje të fytyrës apo çrregullim të rrahjeve telefononi një mjek. Mund të bëhet fjalë për një trombozë apo atak të mundshëm.

Burimi: Women's Health

Marrë nga "Anabel"