Kikirikët nuk mungojnë në ndonjë aperitiv, apo në tavolinën e Krishtlindjeve për të shoqëruar si fruta të thata. Por çfarë dimë për kikirikët?!

Origjinën e kanë nga Amerika e Jugut ose më saktë mes Paraguait dhe Bolivisë. Kikirikët konsiderohen si ushqim me mjaft përfitime për shkak të mineraleve që kanë, proteinave dhe antioksidantëve si dhe përmbajtjes të lartë kalorike. 

C_2_fotogallery_3083754_1_image

Ja cilat janë disa nga të mirat që mund të përfitojmë nga kikirikët:

1. Lëkura juaj ju falenderon. Kikirikët janë aleatë shumë të rëdëshishëm të bukurisë. Ata Përmbajnë antioksidantë natyrale shumë të fuqishëm, si vitamina E, që mbron qelizat nga toksinat e mjedisit dhe veprimi i radikaleve të lira, përveçse kanë edhe flavonoidë e polifenol. Për këtë arsye ata janë mjaft të nevojshme për të na mbajtur organizmin të ri dhe të mbrojë bukurinë e epidermës sonë.

2. Ul kolesterolin. Falë omega 9 dhe omega 6 kikirikët ndihmojnë në luftën ndaj kolesterolit të keq dhe janë një ndihmë e madhe për sistemin e qarkullimit të gjakut.

3. Rri e qetë. Kikirikët kanë acid folik, që është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë dhe stimulon fertilitetin. Vetëm 100 gramë të tij mbajnë 240 mcg Vitaminë B9, dyfishin e arrave e bajameve dhe rreth 60% të dozës së përditshme të rekomanduar për këtë vitaminë. Vitamina B9 është shumë e rëndësishme për femrat e çdo moshe. Gjithashtu ata janë shumë të rëndësishëm edhe pas lindjes gjatë ushqyerjes me gji të foshnjës.

4. Proteinat, fibrat dhe përmbajtja e ulët e sheqerit i bën kikirikët një ushqim të përshtatshëm për ata që vuajnë nga çrregullime glicemike siç është diabeti i tipit 2.

5. Kujdes peshën! Ata janë shumë të mirë dhe plot virtyte por kujdes, sepse kanë shumë kalori. Nëse konsumi i tyre këshillohet për ato që përmendëm më lartë, ekzagjerimi në konsum mund të jetë një atentat për linjat tona. Kini parasysh se vetëm 100 gram i këtij ushqimi përmban rreth 600 kalori. Femra kini kujdes!/Tg.com