Askush nuk do ta pëlqente idenë për të konsumuar 0.5 kg domate në ditë. Por studimet që tregojnë se kjo gjë ju mbron nga goditjet dhe sulmet në zemër, mund të nxisin shumë persona që të bëjnë një gjë të tillë. Ndoshta jo duke i marrë në rrugë natyrale, por me anë të pilulave.

Kjo është vërejtur nga efekti i suplementit “ateronin”. Një pilulë në ditë me përbërje kimikatesh të quajtur “lycopene” që i bën domatet të kuqe, ndihmon në qarkullimin e gjakut. Një studim i Universitetit të Kembrixhit, ka zbuluar se kjo kapsulë gjithashtu rrit fleksibilitetin e arterieve me 50 për qind, raporton "Daily Mail".

Shkencëtarët besojnë se kjo mund të ulë dëmet e sëmundjeve të zemrës dhe të ulë numrin e vdekjeve nga goditjet. Gjithashtu ata besojnë se ky zbulim do të sjellë përfitime dhe për atë që vuajnë nga artriti, diabeti dhe gjithashtu në ndalimin e progresit të kancerit.