Bima e Aloe Verës është një nga kurat më të fuqishme që natyra ofron, sepse ajo arrin të mbrojë organizmin si nga jashtë edhe nga brenda. Nuk besohet të ketë njeri që nuk ka dëgjuar ose lexuar për përfitimet që vijnë nga lëngu i Aloe Verës, por kohët e fundit lëngu i bimës ka treguar mjaft vëmendje dhe popullaritet në mesin e njerëzve që kujdesen për shëndetin e tyre.
Sipas studimeve Aloe Vera, përmban vitaminën B12 që është shumë e nevojshme për prodhimin e rruazave të kuqe. Ky është një lajm i mirë për vegjetarianët që nuk arrin të marrin mjaftueshëm vitaminën B12 nëpërmjet dietës së tyre të rregullt. Aloe Vera është një burim i pasur i vitaminave A, C, E, B1, B2, B3, B6 dhe acidit folik.
Si ta përgatisim lëngun e Aloe Verës
Mund të duket e vështirë por në fakt gjethet e bimës mund të japin një sasi të konsiderueshme lëngu në mënyrë fare të thjeshtë. Pritini gjethet sa më pranë pjesës kryesore të bimës. Gjethet ndahen në gjysmë sipas gjatësisë. Sigurohuni që të keni hequr cipën nga gjethet, pasi cipa e jashtme është e rëndë për stomakun.
Nxirreni lëngun e aloes nga gjethet duke përdorur një thikë. Pjesë e xhelit që keni përftuar i vendosni në mikser, shtoni dy gota ujë, lëngun e një limoni dhe përpunojeni për 30-45 sekonda. Filtrojeni lëngun që ta pastroni nga çdo fibër e tepërt që mund t’ju ketë kaluar gjatë heqjes së cipës. Lëngun mund ta pini më vete, por gjithashtu rekomandohet edhe ta kombinoni me lëng portokalli ose të shtoni edhe limon jeshil. Sasia e rekomanduar e konsumimit është 10 gramë në ditë.