Prej afro një muaji krah forcave të Policisë së Krujës janë vendosur edhe disa grupe të policisë kriminale të Durrësit si edhe disa grupe të FNSH-së. Po ashtu kontrolleve i është bashkuar edhe një autoblind.

Kontrollet po ushtrohen në zonat që njihen për kontigjentin kriminal.

Gjithashtu autoblindi po patrullon dhe zhvillon kontrolle në fshatrat e të fortëve, raporton BW.