Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit përfundoi me makinë në oborrin e një shtëpie, e më pas u konfliktua me pronarin e saj, të cilin e plagosi.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në lagjen “Sheq i Madh”.

NJOFTIMI I POLICISË

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi P. Sh, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, në lagjen “Sheq i Madh”, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e banesës së shtetasit S.M, 70 vjeç.

Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerë armën dhe e ka plagosur në gishtin e dorës shtetasin S.M, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Eshtë shoqëruar në Drejorinë Vendore të Policisë Fier shtetasi P.Sh dhe po kryhen nga SHÇBA veprimet proceduariale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.