Një efektiv i policisë rrugore në sektorin e Qarkullimit Rrugor në Mat ka denoncuar një kërcënim që i është bërë familjes së tij me datë 27 Tetor.

Sipas news24, efektivi Ilir Pica ka deklaruar se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë banesës së tij në afërsi të Kthesës së Kamzës në Tiranë.

Sipas tij, mbrëmjen e 27 tetorit persona të paidentifikuar kanë gjuajtur me armë zjarri në oborrin e banesës së efektivit të rrugores duke terrorizuar familjen.