Që pas përfundimit të “Big Brother”, ndryshe nga ish-banorët e tjerë, Efi zgjodhi që të tërhiqej disi nga zhurma mediatike. Daljet e saj publike kanë qenë të rralla dhe të përqendruara vetëm sa u përket projekteve të saj.
Përgjatë gjithë verës e pamë teksa shijonte pushimet, duke zgjedhur mos të përzihej më në atë çfarë ndodhi në “Big Brother”. Pas disa muajsh, ajo bëri daljen e saj publike, ku dhe për herë të parë foli për miqësitë e lojës, por edhe projektet e reja.
Ajo tregoi se me kë e ka ruajtur marrëdhënien pas përfundimit të lojës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Me thënë të drejtën, dy kisha njerëz më të afërt atje në shtëpi, Luizin dhe Kiarën, por nuk kemi folur me asnjërin që nga fundi i lojës. Kam dashur t’i mbyll komplet zërat rreth ‘Big Brother’”, u shpreh Efi.
Duket se pasi provoi famën në vendin tonë, Efi ka vendosur të nisë një jetë të re në Francë. Nuk dihet ende nëse do të largohet për një projekt pune, apo thjesht për të ndryshuar ambient, pasi vetë, ish-finalistja ka zgjedhur mos të thotë asgjë më shumë sesa faktin që po largohet. Kujtojmë se ky largim nga vendi, vjen edhe pak kohë pas lajmit se tashmë ishte ndarë nga i dashuri i saj.
Kujtojmë se gjatë verës, Efi udhëtoi drejt jugut të Francës, për të kaluar disa ditë pushime. E vetëm pak muaj më pas vjen edhe ky largim, që pritet të ndryshojë jetën e saj. Mbetet për t’u parë nëse ajo do të tërhiqet edhe nga rrjetet sociale, duke mbyllur kapitullin me famën, apo do të vijojë të jetë aktive në rrjetet sociale, ku si ka deklaruar vetë nuk dëshiron të flasë për “Big Brother”, apo për miqësitë e krisura aty brenda.