5gusht 2015 – Po kërkoni pak diell, det dhe… xhihad? Ky është titulli i disa broshurave turistike të shpërndara dy ditët e fundit në internet nga pjesëtarë të Shtetit Islamik.
Në fakt, kjo përben edhe mënyrën sesi kohët e fundit ISIS po përpiqet të mbledhë rreth vetes gjithnjë e më shumë njerëz, duke u larguar nga imazhi që jemi mësuar ta njohim deri më sot. Larg dënimeve me prerje koke, hedhjes së homoseksualëve nga lartësitë, ekstremistët tani duan njerëz që t’u bashkohen për kushtet e mira të jetesës në kalifatin e tyre. Broshurat e ISIS përmbajnë pamje të xhihadistëve teksa pushojnë në pishinat olimpike të Mosulit në Irak, ose teksa merren me rritjen e bletëve apo tregun e fermerëve të kalifatit.
/Top Channel/