EGJIPT – Shembja e një blloku banesash në qytetin bregdetar të Aleksandrias, Egjipt ka shkaktuar vdekjen e të paktën 25 personave. Shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, teksa ndërtesa me 8 kate u shemb. Deri tani autoritetet vendore nuk kanë arritur të përcaktojnë shkakun e shembjes së godinës.
Shembjet e ndërtesave nuk janë të pazakonta në Egjipt, për shkak të mungesës së standardeve të ndërtimit të tyre, thonë analistët. Shembja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, kur shumica e banorëve ishin ende në shtëpi.
Shefi i sigurisë së Aleksandrisë, Maj Gen Abdel-Mawgood Lutfi, tha se blloku me 24 kate ishte ndërtuar 5 vite më parë. Punonjësit e shpëtimit përdorën fadromat për të kërkuar nën rrënoja për të mbijetuar, ndërkohë që ndërtesat përreth u evakuuan si masë paraprake.