EGJIPT – Ka shumë gjasa që shkencëtarët të kenë zbardhur misterin e vdekjes së Faraonit të Madh të Egjiptit – Ramses III. “Ai pati një vdekje të dhunshme”,- mendojnë ata. Ekspertët italianë e studiuan mumjen e sunduesit me ndihmën e tomografit kompjuterik dhe zbuluan se ai kishte një të prerë të madhe në qafë.

Sipas mendimit të mjekëve, ajo është shkaktuar nga tehu i një thikë shumë të mprehtë dhe mund të jetë bërë shkak i vdekjes së faraonit. Ramses III ka sunduar në Egjiptin e Lashtë në shekullin e XII para e.s. Sipas kronikave të kohës, ai u rrëzua nga froni prej djalit të tij dhe njëra nga gratë. Deri më sot nuk dihej nëse i kishte mbijetuar ai grushtit të shtetit apo ishte vrarë nga komplotistët.