Ministria e Jashtme italiane ka njoftuar se Egjipti ka dërguar 1.5 milion maska në Itali për të ndihmuar vendin në përballimin e situatës nga koronavirusi.

Italia po përballet me në krizë të rëndë për shkak të Covid0-19 dhe po lufton me mungesën e mjeteve mbrojtëse mjekësore.

“1.5 milionë maska të ardhura nga Egjipti mbërritën në Itali,” shkruan ministri i Jashtëm Luigi Di Maio në Facebook.

Mediat lokale thanë që avioni EgypAir që mbante dërgesën u ul në aeroportin Malpensa në qytetin verior të Milanos.

Dorëzimi nga Egjipti u pasua nga një dërgesë tjetër prej 40,000 maskash nga India, shtoi ai.

“Mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetit shoqëror aktualisht vuajnë nga mungesa e pajisjeve mbrojtëse, veçanërisht maskat”, tha Di Maio, duke shtuar se punonjësit e zbatimit të ligjit dhe të shpëtimit, personeli ushtarak dhe punëtorët e fabrikës janë gjithashtu të prekur nga mungesa e maskave.