Egjipti ka hapur për publikun dy nga piramidat e tij më antike, të vendosura rreth 40 km nga Kajro, për herë të parë pas 1965.
Piramidat gjenden në nekropolin e Dahshur, që është pjesë e nekropolit të Manfi, një zonë e trashëgimisë botërore të Unescos.
E ashtuquajtura piramida romboide, që u ndërtua gjatë mbretërimit antik të Faraonit Snefru, rreth 2600 vjet para Krishtit, është e vetmja që ka një strukturë të brendshme.





